KONGRESI SHQIPTAR I TRIESTËS (1 – 4 MARS 1913) II

Filed under: Histori,Kryesore,Shqiptare |

KONGRESI SHQIPTAR I TRIESTËS (1 – 4 MARS 1913) Pjesa e dytë

 

Zef Skiro difton se flet italisht mund ta ndjekum maa udobisht shtypi. Permendė traktatin e S.Stefano, i firmuem prejė Turkiis me konop n’fyt, e mandej flet gjatė per traktat t’Berlinit me t’cillin Europa i hoq shum sllavve preje shka i dha i pari. Por edhe ai i Berlinit nuk kėje daa me gjygjė e Shqypėtarėt u kundershtuene e Europės ju desht me ēue komisjone n’vend. Lord Fitzmanrice, me dalxime qi i bani Qeveriis inglize, ja vuni Shqypėniis kufit e vertetė. Mbasi permendi dimostrajonin aniitaare t’Ulēinit, me t’cillin Europa desht m’i falė Malit t’Zii tok e gjytete qi aj s’pat fitue, mbasi permendi letren e bukur e senatorit D’Estournelle, Qe per pasqyrė sugariis gazetare t’Itales, qi aht tuej ja mbajtė thesin n’jedhsii regj Nikollės, letren e ēmueshme e t’Nd.D’Estournelles, qi us htyp n’gazetė Temp. Paris me 10 Tetuer, 1912. Maron tue thanė se kufit e Shqypėniis janė daa katerdhet vjet para. T’rrahunit qi ban sot diplomacija nuk a veē nji komedii me marre qi do t’marojnė!… (brohoriina t’mdhaja).

Mledja e mbasditės. N’3 orėn mbazdite, si u cil Kongresi, kėndohen telegramet maa me randsii ardhun prejė Bukureshit, Borgo-s, Erizzo, Napollit Amburgo,e tj. Asht i pritun me shum simpatii nji shndet urimit i redaktorve t’Liberta t’Goricje. Flet mandej tedeshku ingjenjer Haessler, prejė Vjenėt, qi na ban franēezisht nji lekcjon gjeografijet tregtare, tuej dhanė kalxime mbii nji kartė gjeografike pshteta m’nji kamalec. I kshillon kongresistat me ēue zanin nelt e me lypė Shqypėniin saa maa t’madhe. Ndėrsa flet ingj.Haessler shum kongresista lanė sallen tuej mormurne: “S’asht nevoja m’nji Kongres Shqypėtaar me ardhė t’hujėt me na kalxue shka na diim!…”. Madhėnii, Posė tridhet e saa vjet t’kalueme prejė se u baa traktati i Berlinit e Komisjoni Europian per t’daam kufine, t’cillit vetė i kjeēė segretaar, m’lirojnė prejė kshillit diplomatik. Madhėnija e Yte shtergon t’gjit ndjerzit e drejtė me protestue per diftim t’And luftet persii kundra Turkiis. Po lypi dishmiin e shokve t’Komisjonit qi patue me mue me 1879 e me 1880 dergesen e randė me shdeshė Shqypėniin tokėsh qi ti s’pate fitue, po lypi dishmiin e shokut t’ėm ingliz ende gjallė, sir Vincent Cailard. Na kjeme bashkė n’Podgoricė mbii rrėnime t’shkreta qi cubat tuu kishin baa. Na t’gjith, kush maa pak kush maa teper, kjeme marrue tuej paa se paqja n’botė kje vuu n’rrezik veē per inteersė t’Ande e per atė qi Ti e thirrshe lumnija e Yte: na e uptueme se lufta qi ti ēove peshė nuk kje trimėnii por sendergjimi i Yt. Koha kaloj, Ti po fillon e po rrxigon me ja vuu prep zjėrmin botės per me i goditė punės tua. “Ti nuk kee kundershtaar n’rregginii t’Ande, n’at Mal t’shkretnueme, m’vien keq, se kishe me pas prejė tyne ndeshkimin qi Ti meriton e qi gjikimi i botės gjiytetnueme nuk ta nep. “Vetė n’mos tjeter kam krye nji detyrė t’ėmėn tuej t’shkrue shka t’i s’mundesh me ndii e qi asht ndjesija e t’gjith atyne qi njofin t’mjerin vėndin t’And. D.estournelles de Constant. “Senator franēez qi kėje Segretaar i Komisjonit Europjan per t’daam kufive t’Malit t’Zii”.

 

 

Paal Ghierghia, fort i veshtuem, permend t’ndollunat eroike maa t’mdhajat e histores t’atyne krahinave qi donė me ja hjekė shqypniis. (Brohoriina t’mdhaja). Gjithnji mbii ēashtje t’kufive kapet nji kundershtim i foort, n’cillin marrin pjesė sidomos i kėnuni xheneral Fazil Toptani e Dervish Hima. Ēashtja qi shteti i rii a do t’kufinojnė vetun me serb e me grek a por edhe me Bullgarii, nuk i daan kundershtarėt veē n’do pun t’vocra, mbasi shifet ēiltras se gaadi t’gjith kongresistat janė n’nji mendjet qi, tuej kufinue Shqypėnija me Bullgari kjo s’kaa per t’lanė kurr as serb as grek – anmiqėt maa t’mdhajt e Shqypėtarve – t’a damnojnė Shqypėniin e ree e per mprojtje t’ėmnit e t’interessavet t’veta.

Fai Konica, per me kėputė t’rrahunit e sajė ēashtje, qet n’shesh qi prej lidhies Bullgari qi ja bani maa pak keq Shqypėtarve. N.D.Molle, mbas kėsajė difton se Daneff si kthej prejė Londonit, i tha me fjalė simpatijet me zemėr qi Shqypėtarėt kan per t’pasė nji Atdhec t’madhe e t’liir. Bahet mandej votacjoni tuej ēue doren e nji shumicė e madhe e pelqen qi Shqypėnija tė Kufinoinė me Bulgarii. Prenci Albert Gjika ven oroe prishaqefas se po flitet per kufi…Prishaqefas? Po kėjo esht ēastja maa e para e Kongresit?… – i bje nder fjalė Krejtari. Gjika- tuej mos i vuu vesh ndalimit – thotė se s’duhen tjera fjalė me daa qi Shqypėnija s’und t’formohet veē prejė kater vilajteve. S’kaa – thotė uratori tuej xee – por nji Shqypėnii prejė Malit t’zii e deri to Arta e Monastiri. Me folė mandej per vetgeverim asht kot, vetė Fuqiit e mėdhaa e kan proklamue. Edhe per kufi nuk mastojnė kėndimet e shkrimet e Lord-it Fitzmaurice? Inglizi a burrė fjalet, t’i sillena atij. Qe nji mprojtės i dejė per ēashtje shqypetare. Faik Konica, I jena sjellė, por kaa qillue i lig. Mandej asht i lidhun partiti liberal qi ndjek nji politikė kundra intereseve t’ona…E kėte due me thanė, o vllazen shqypetaar, e po jan perseris tuėi ju diftue se me fialė t’kota kurgjaa zdahet, por lypet “flamuer, pushk e fushek!” (trokitje duersh).

Luigj Jakova pėvetė se t’tre delegat Shqypėtaar qi gjinden n’London a janė pernjimend t’derguem prejė Qeveriis t’Pertashme t’Vlorės, e dishron me diit se shka kan xjerr o, sadopak se shka kan baa deri m’sot. Faik Konica ep t’gjegjun se delegacjoni qi gjindet n’London asht pernjimend me Qeveriin e Pertashme t’Shqypėniis, por nuk mund ta diin a kaa xjerrė gjaa deri m’sod, e se shka. Dom Pjetėr Tusha, famullitari i Berdicės – i pritun me nji trokitje duersh t’gjatė – dishron qi t’shkojnė mirė katolikėt, orthodokset e myslimanėt qi t’gjith s’bashkut mund t’luftojnė kundra anmiqve t’Atdhees. Ndryshimet e Fenave, – thotė Don Pjetri – shduken kundra rresiqeve qi hjek vendi i t’parve t’onė: s’asht Fee n’ket tokė qi ja vėn kuj me detyrė mos me luftue e mos me dekė per dhee t’vet.

Dishron t’i dergohet nji telegram konfeerncė ambashatorjale e t’i diftohet se bloku n’breg t’Shhypėniis nuk viin gjaa per Aljat, veē asht shkat mjerimesh t’mėdhaja e deket per saa t’pafaj (brohorime t’gjata). Pushon mledhja per pak ēaste e kuer kapetė puna persrii, nji aklamacjon i math shgrehet n’saall. Merr me folė Kristo Mexi (nji nder tetmdhet senator t’Qeveriis t’Pertashme t’Vlorės e, mbasi kalxon se kaa ike prej Vloret tuei i pshtue anijave t’Grekut, i bjen Kongresit t’falunat e uriemt e Ismajl Qemalit e t’shokve tii. Mledhja i pret kėto fjalė me nji aklamacjon t’fort. Jak Koqi, shkodrane, ngulun tesh saa vjet n’Trieshtė, shvillon ēashtjen shqypėtare kahė ana e politikės e ekonomiis. Per me kalxue dashtėniin qi Shqypėtari kaa per ē’do ēashtje shejte, qeet shum vende historijet; difton nevojen per Itale me pasė nji Shqypėnii t’foort e t’liir afer veedit; e qet n’dritė t’mirat ekonomike per ato qi qesin kapitale nder pun t’Shqypėniis: kėto jo veē ēojnė pasuniin m’nji vend i vorfen per sgėjedhe t’mrapėsht t’Turkut, por hiin edhe nder punė t’frytshme e t’shigurta. Fjala e Koqit kje fort e eklamueme.

Abdullah Struga, mysliman, i njoften per atdhetarizėm e trimnii qi kaa diftue nder saa lufta kundra Turkuqt, asht n’mendim m’u gatitė me protestue me armė per t’daam kufive keq per Shqypėtaar. Faik Konica difton t’myllun ēashtjen e kufive e ja lshon fjalen Dokt.Pattajo, rumėn, ei ardhun prej Amerikės me marrė pjesė n’Kongres. Ky sheh nevojen t’jenė vllanzii ndermjes t’Shqypėtarve e t’Rumenve. Kėndon gjysen e t’folunit n’gjuhė inglize e gjysen tjeter italisht. Mbas fjalės Pattajo, fort e aklamueme, kalohet n’ēastje arumune, mbii t’cillen hiin me folė Dokt.Sciunda prejė Bukureshit, tuej diftue simpatiin e rumenve per Shqypėtaar e tuej thanė se vllaznit e tii Vllah Kishim me pasė shumė gėzim me kėne qi Fuqiit e Mdhaa i bashkojnė me Shqypėnii. Dashnimi rumenė, thotė uratori – kaa me kalxue vjeftjen me punė, mbasi Qeverija Rumene, por saa t’marojnė lufta, kaa me ēile shkollė shqype n’Shqypėnii.

Me t’folun t’Dokt.Sciunda, i pelēyem me shum brohorime, sidomos kuer permendė shkollėt qi rumeni kaa per t’ēilė n’Shqypėnii, myllet e treta ditė e Kongresit.

E katerta e e mramja ditė. Mledhja e paradites. Kristo Mexi, qi pritet prap me nj’at aklamacjon kuer pruni t’falunat e Qeveriis t’Pertashme t’Vlorės, kėndon nji bisede t’gjatė e me dije mbii t’drejta t’Shqypėtarve, difton njimendimin e tyne per dishire qi kan e ban t’lutuna per ftesė t’plotė. Po saa maruene broorimet qi pershndetue fialėt e Mexit, Leonida Losi, i njohtun nie pseudonom t’Shaban bejė, thotė: -Na po rrahim shplakė, po bertasim rrnoftė, po… a asht gjallė a jo Qeverija e Vlores? Shka asht tuej baa? -N’Vlorė – ja ban Kristo Mexi – janė shndosh e, mirė po haan e po piin!…Mandej praan, e ban qi t’merret vesht se s’kaa me muejtė kush m’i xjerrė prejė gojet nji fjalė maa teper. Por mledhia tuej ēyēyrue kalxon se i vien keq per ket heshtim. Frano Chinigo i cili menji t’folun fort t’bukur qet n’dritė martiximin e Shqypėtarve nder kėto pesdhet vjet e mrame e levdon me gjith fuqii t’fjalės s’vet erojzmin e kombit Shqypėtaar qi prep po shihet n’Janine e nė Shkroder, thot’ edhe aj se Shqypėnija e vetetė del e formueme prejė kater vilajeteve, e me idhmin i nep t’gjegjun atyne qi i Shkarkohen Shqypėtarve se janė t’pakthyeshem m’gjytetmin. Fort i aklamuem e nuglė t’folunit me nji himnen perparimit e madhėniis t’Shtetit t’rii.

Luigj Jakova ēon ji himnen Austriis “i vetmi Shtet mik i drejtė i Shqypėtarve; i vetmi Shtet qi per to kaa preh taganin”; maron tuej ēue nji thndet perendorit Frano Zefit, Qeveriis austriake, rregjit rumaniis e Aljancė Triplike (brohorime). Mbas kėshiillit t’Prof.Skiro, krejtari anhkote qi Luigj Jakova, n’shpejtii t’folunii, kaa qitė n’harresė m’i dhanė nderim edhe rregjit t’italiis, endė mprojtės ēashtjes shqypėtare.(Persrii brohorime). “Flet mandej Terenzio Tocci, i vleerti atdhetaar i Shqypėniis qi kaa ndejė saa dit nder male n’kohė t’kryengritjes t’mramė, e qi kje emnue at herė kryetari i komitetit shqypėtaar O maa mirė “Qeveriis t’Pertashme” qi n’mos ta trathtote Ricciotti Garibaldi, kiste diit me kerye detyren e vet. E presin me nji trokitje duersh t’gjatė. Po flas italisht – thotė aj – se merrem vest edhe prejė shtypi mundet me m’marrė m’rapa. Jam nji ushtaar e praa edhe kėtu due m’i ndejė rregullave t’ushtriis, por m’leui ta ges lirisht mendimin t’em. Kėtu flitet teper, kėtu rrahen teper duert, n’vend qi sot duer duhet me rrokė pushken; s’lypet tjeter kėtu veē m’u betue per: “Me shkue n’Shqypėnii me fitue o me vdekė”. E test-thotė Terenzio Tocci – t’flasim per nji gazetė t’Trieshtės, qi gjithmonė kaa pshtetė ēashtjen shqypėtare. “Indipendente” kaa shtypė dje se ky kongres asht baa prej’ Austriis. Un kujtj se do ta keen marrė vesht keq; si do qi t’jenė asht mirė t’dal prejė kėtii kongresit nji protestė qi t’diftojnė se Shqypėtarėt s’i sherbejni as Austriis as Itales por vetum Shqypėniis (brohorime).

Uratori qi pernjimend i nderum n’t’foun t’vet, don qi Shqypėtarėt t’gatohen per punė e s’und t’ndalet paa ankue qi u gjet, jo m’nji Kongres kombtaar t’Shqypėniis, por m’nji kongres nderkombtaar, ku hiine me folė tedeshk, magjar e tjerė…Mledja u pshtjedhue presidenti ja pret fjalen Tocci-t, por ky s’mund t’ndalet e difton se kongresi a vue per rrugė t’keqe, se edhe ato qi janė jashtė janė kujtue e lypė gjinji m’i dhanė t’gjegjun “Indipendente” ku flitet edhe per 50.000 koronė qi Qeverija e Vjenės i kaa dhan organixatorve t’Kongresit. Asnji shqypėtaar i vertetė mund t’durojnė kėto shqybe. Ndersaa mledja perzinet e kreitari mundohet kot me baaa me praa Tocci-n, do italo-shqypėtaar e kėshillojne m’e lane fialen e ndigion tuei dalė sallet, ku-thotė-nji shqypėtaar i vertetė nuk mund t’gjindet kondėn. N’mjes t’perziemit t’gjithmarshem kreitari ankohet fort per inēident, qi ban me folė t’gjith sallen; asht mjezditė e mbas pak shtyhet mledhja per mbasdite”. Po marrim prejė “Piceolo” t’Trieshtės t’folunit e t’ T.Tocci-t, mbasi mbas kėsajė gazetė po e bajmė ket diftime.

Mledja e mram’ e mbasdites. Salla nuk asht mushė si tjera herė. Orazio Irianni, tuej folė per mbii inēident t’sot nades, per m’i dalė para t’shameve qi mund t’keet “i flakti atdhetaar Terenzio Tocci” prejė atii qi nuk e njef, kalxon shkurt veprat e bukra t’jetės t’tii, e qellimin e t’folunit qi a kenė me lypė shvillim prej Organizatorze t’Komitetit mbii shkarkime t’mėdhaja qi kaa baa gazeta “Indipendente”. Edhe Irianni dishron qi t’nepen kėto shvillime. Uratori pėvetė mandei:”A asht e vertet se nder italo-shqypėtaar t’Kongresit gjindet nji qi kaa pasė nji ēmim nderimit preje rregjit t’Malit t’Zii sod amniku i jone maa i madhe?…Ēohet n’ kamė Prof.Frano Chinigo e “Une jam!”.-E shka kee n’mend me baa me at ēmimin? – pėvetė Irianni. -Kam me e kėtyhe n’Cetinė pse s’m’bahet me baart ēmimin e nji Shtetit qi s’asht i dejė me kenė n’bashkim t’tjerve!… Brohorime t’mdhaja e t’gjata pershndedin kėto fjalė, e Irianni maron tnej thanė: -Mirė krejt! E po m’bahet qeefi qi i nepet kėshtu nji shmllesė karakterit e madhe, qi mundet me i kenė per mėsim popullit shqypėtaar.

At Fan Noli, tuej kėndue artikullin e Indipendents difton se mbas mendes t’tii Komiteti Organizatuer e kaa me detyrė me dhan shvillimet qi lypen. Stef Curani – rejtar i Komitetit qi deri at herė kaa ndejė m’njėnt’anė tuejfolė nenzaa – mbas saa e saa t’nzitunash, difton n’pak fjalė n’hjuhė shqype se “asht marrii Shteti qi levddohet per maa t’mirin organisacjon financjar t’Europės, t’harxhojnė 50 mii koronė per nji kongres shqypėtaar”; por, mbasi mungoshin t’hollat, ju suellė nji nierit politik t’Vjenes, dashamiri i nji ministerit, e prejė tii pat 1000 koronė, qi kjenė daa mi harxhue 600 nder telegrami, 100 per sallė e tjerat per t’thiruna, per nji gostė per t’myllun e nji tjeter per nji mik (Taaffe). Shum pėvesin: “Veē me 1000 koronė kaq shum harxhe?…Curani s’bani zaa e Faik Konica ja lshon fjalen uratorit qi kaa redin me folė. Gazetarėt, qi kan ndii diftimet e Curanit n’qjuhe shqype e s’kan marrė vesht gjaa, per mjes t’perfaqsojnsit t’Piccolo-s (Nordio) lypin qi per kėto diftime kaq me randsii t’i bahet perkthimi italisht ndo franēezisht, mbasi edhe shum herė kan pasė mirsiin me ja perkthye do fjalė kreit kote…Presidenti nuk ndigion tuej thanė se kėjo punė i perket vetun Komitetit Organizatuer, e Nordio ban me diit se shtypi kaa me baa ket diftim qi “per t’pėvetuna t’baame organizatorve a kan pasė t’holla prejė Qeveriis, plokėsija nuk kaa dashtė qi t’shtypet t’pergjegjnnit”. Kėto la nė Faik Konicen me perkthye francezisht shka kaa thane Curani.

Dr.Sciadina shvillon t’gjith arsyenat qi kan per t’mbajtė n’vllaznii rumenėt e shpypėtarėt n’Shtet qi po leen. Mandei hiin me folė Epaminonda e At Fot Ballamaci, t’cillėt – gjithnji per mbi ēashtje t’Armenve n’Shqypėnii – nense diftojnė miqsii per Shqypėtaar, duket se duen me ngreh nji Shtet m’Shtet.

N’gjuhė, rumene flet me ket mendim edhe Bandelli, drejtori i gazetės La Dottrina, qi shtypet n’Bukoreshė. Si tha Lehova dahet m’i dergue nji telegram nderet Ministorit Punve t’Jashtme t’Rumaniis. Ing.Idris thotė se memorjali, qi po del prejė Kongresit, t’i dergohet edhe delegatėve Qeveriis t’Pertashme pi gjinden n’London. Skiro, n’saa asht tuej u myllė ēashtja e Kongresit, i falet nderės t’Trieshtės per t’pritun t’sajė njerzijet, dergon nji t’falun flamorit t’vlorės, e i nep nderim perandorit t’Austriis e t’Itales e t’gjith atyne qi janė miq t’Shqypėniis. Kreitari difton se a myllė ēashtja e gjithmarshme e kėndon memorjalin per t’u dergue Fuqiive t’mėdhaa e qi asht ky:

”Shqypėtarėt t’mledhun n’Kongres t’Trieshtės qi perfaqsojnė t’gjith Feenat e t’gjith elementat t’vendit t’yne, si edhe arumenėt t’njitun me to me interesa e mjerime t’perbashkeme, kan nderen m’i diftue kanēelariive t’Fuqive t’Mėdhaa, kėto t’daame:”Shqypėtarėt njofin iradii t’madhe per fuqiina qi kan daa me krijue nji Shqypėnii n’vedi, por i luten Ekēelensė s’Ate me baa shka duhet qi t’keeu maresė mjerimet e mėdhaja n’at vend. Asht krejt e nevojshme per popull Shqypėtaarėt hiqet bloku n’breg t’yne e t’pushojnė lufta saa maa parė, n’mos si gjith Shqypėniin, sadopak nder ato krahima qi Fuqiit t’gjitha janė nji mendjet t’jenė pjesė e Shtetit Shqypėtaar. Najemi shtye me baa ket t’lutun jo veē per dashnii atdhejet, por edhe per at fiill i njoftun prejė gjith botės gjytetnueme, qi asht e nevojshme edhe n’kohė t’luftės me pritė mizoriinat paa dobii. Per ndryshe asht friga se prenci evropjan, qi saa maa parė do t’i nepet dergesa e laart m’e mkamė Shqypėniin mos t’gjejnė n’at Shtet veē do rrėnime. I veen mandej nen kujtim Ekselensė s’Ate se nji Shqypėnii e formueme me krahina paa kurrfarė vjeftimit ekonomike, daa prejė gjyteteve maa t’mėdhaj qi mund t’bahen qendrat e gjytetnimit t’kombit Shqypėtaar, s’kishte me muejtė m’u mkamė rregullisht, e kishte me kenė shkak shum zoresh edhe per Fuqiina t’Mėdhja.

“Votue n’trieshtė me 4 marc 1913. Per mbii gjithecillin pies t’memorjalit, kongresst diftojne pelēimin e vet. Por ato fjalė “asht friga se prenci evropjan, qi saa maa parė do t’i nepet dergesa e laart m’e mkamė Shqypėniin” ēon peshė plot protestime. -Po ē’farė prencit evropjan o asiati. -Po a s’a kenė hjekė prejė programit ēashtja e traiten t’Qeveriis? Po kush desht me folė per ket a s’ju tha qi qitet jashta sallės me polis?… Po cilli vot nep t’drejte t’permendet traita e Qeveriis e mii cillsii e prencit?…Faik Konica! A doni ndoshta prencin prejė Madagaskarit? Shum aklamojnė e nuk laan t’ndihen protestimet e t’tjerve. M’nji bankė s’shtypit murmorohet per drejtorė t’Kongresit. Thohet se perkthyesat kan pasė e kan shumė kuides me perkthye… shka i kaa qefi reguluesve t’Kongresit. Korispondenti i “Matin” tuej paa saa simpatii e saafort i bihet mrapa perfaqesonjisve t’ “korispondensė Shqypėtare” t’Vjenės thot.-Duket se n’ket Kongres t’gjith asht monopol i Austriis…Si u maruen keto fjalė, Faik Konica maron t’folunit rritual per t’myllun t’ongresit e kėshillon m’e lanė sallen tuej kėndue hymnin e Perandoriis Austro-Ungare…E kėndojnė vetum tre o kater kongresista e tjerėt dalin jashtė paa zaa, e shifet se kan zemren n’vajė!… E kėshtu maroj Kongresi!…

Vrime. Lypi lejen me shkrue sikurse mii nji gjaa qi m’perket mue. Kur n’nade t’ditės mvrame t’Kongresit u ngreha me folė, kishe shpresė t’madhe se Komiteti fillėtaar do t’i kishte dishmue fletės Indipendente se lajmet qi kish marrė ajo nuk ishin tė drejta pot kur zdrypa, mendimi qi n’Kongres nuk do t’ishin tė gjith te dliirpertrini nji t’therun n’Zemer qi erdh tuj m’u shtue e tuj m’idhnue at herė kur paash se t’paa pastėrit nuk kiene t’perzanun me idhnim prej popullit. Mora fjalen n’shpresė se do t’u pelqete mendimi i em per me ngrehė nji komitet t’permbaem prej njerzėsh t’vjefshėm, i cilli me zemrim te kongresit e prandej me pushtet me veprue do t’u perkujdesėte per mprojtim t’kombit e per ndihmė t’vllazenve t’qarkuėm. Por kongresi mungote nji Parjet qi diftote nevojen e veprimit per sende maa t’gjalla e t’dobjisme. T’gjith bertitėshin: Vdekie a Lirji! E mledhia marė e pelqete tuj trokitun duėrt; por as kuėj s’i ishte vue detyra me i mledhe kėto brimė burrėnjet qi ridhėshin prej pellkut t’gjithve.

Ishte nevoja t’umbahėshin saa ligjerata mii kufi te Shqypėniis? A nuk kishte kenė punė maa e viefshėme mbas t’permbamit t’nji Memorandun-it, t’u mėlidhte Pleqėsjia n’kuvend t’posaaēėm e t’u perpiqėte me gjetė mendyren qi mos me baa me u gzue armiqt e me qeshe Shtetet e Mdhaja? Si nder punė te vogėla ashtu nder t’mdhajat drejtuėsat zbluėne ēiltas nji t’paa-gatim.Mendimet qi gjith e cilli qitėte, nuk ishin te mledhun prej as kuėi e shkrimi qi do t’u bate mii gjithecillen t’folun u ngushtote vetem n’ t’permėndun t’ėmnin t’uratorit. T’bjimit ishte i hir per gjithkėnd pse asnji rois nuk i gjindėte per vertetim t’kartave ftonjėse. Per me marrė fjalen ishte nevoja me u nenshkrue perpara e mandei muitėte me folė mji ē’do sėnd. Ishte nji program per t’u shdredhe, ishte daa se do t’u veprote me ree e se u muitėte me u baa ndo’i ndryshim: qe Kongresi nė faqun maa t’paa-pelqyėshmin. M’bie n’mend kuer tuj u ulė Fajk Konica n’vend t’Kryeparjis nji Kongresist i tha: “Dishroi me fole mii nji drejtim sybiektit ditės”. Kryetari hapi syt e tundi kryet me idhnim t’madh, si me thanė “Nji grue n’kongres?! Skangull kso doret… nuk bari, io”!…Ndoshta jena genjye, se n’mend t’disaa Shqypėtarve Kongresi do t’vieite me i diftue botės se shqypėtartė kishin pshtetė t’gjith uzdajėt e pshtimit t’vet n’Austrii. Kongresi edhe do t’paraqitėte, nense pak mshehtas, ndo ‘i prins qi kishte shperndao letra mjishe me nji zember-bardhėsii t’paa shoqe; e u paa kuerr u permend nji prins europian e kuėr nuk u qitne nė shesh disaa telegrafa.

Me 21 t’Shkurtit N. e T. Prins Kedivjial Ahmet Fuadi muėr n’London ket telegrafė:”I lutena N.S. me marrė pjesė nė Kongres Shqypėtaar te paren ditė t’Marcit, bashkė me Toptanin Hotel vauoli – Trieshtė” – N.T. i u pergjegj me 23 te shkurtit ‘Toptani, Hotel Vanoli, Trieshtė. Falenderje per ftim. I xanun per shejten ēeshtje t’Atdheut, kam me kqyrė n’muisha me ardhė n’Trieshtė. Per tash i fatoi punė t’mira Kongresit tui i porositė bashkėnii e njisii mendimesh. Prins Fuadi”. Kjo telegrafė u muėr por nuk u kendue persaa, sidomos nder dit te para, u kenduen saa e saa t’jera qi s’diftoishin ndo ‘i mendim t’nalt. Faik Konica e ndo ‘i ndihmėtaar i tij, deshtėne me pritė qi mos t’u bate nji diftesė simpatjet e evarjet Atji njerit qi paa ushqye dishire kurrėfaret, me urtii, e per sheitėn ēeshtje kombėtare siillet tash saa e saa kohė neper Mbretėriina e neper Ministera t’Europes tuj u perpjekė per permirėsim t’fatėzezės Atme t’Parvet t’tji. Ato qi punojn dliirt per politikė le Shqypėniis nuk patue raasen me diftue se Shqypėtaartė janė mirėnjoftesa e se diin te ēmojnė vleren e disaaave qi, sikurse Prins Fuadi punojnė per shfrim t’zemers vet, per atdhedashtunii e jo per dishire te mrapshta a per me ngrehė lavde mii vedi. Faik Konica e kush i mbaiti krah, diftuėne se nuk e njoftėne detyren qi kishin per t’baa.

Edhe nji send qi raa n’syy nuk do t’a qesim mbas doret, due me hanė, se perfaqėsojnjėsit a fletėtartė e shtypėshkronjes s’ljir nuk duelme t’kenaqun prej Kongresit por t’idhnuėm; o per tregim po marr fleten “Piccolo”, e cilla kur nuk kaa diftue sympatje t’madhe per shqypėtarė nuk a kursye me thanė tė drejten ēiltas. Kėshtu praa shkruėte gazeta e randė e Trieshtės e 5 Marcit: “Fletėtartė kishin ēue zanin paa-daa e protestue kunra saidjis pakė qi i kishin baa tuj mos me i thirre drejtė edhe pse s’i a u kishin pritė te hjimit nė Kongres: kundra perkėthyesave qi i kishin vue per brji, t’cillet i u lagojshin orė e ēas perkethejshin nga ligjeratat shqype vetem ato sende qi atyne i u dukeshin t’drejtuėme me i u pergjegje mendimeve t’filltėarve t’Kongresit; pse te gjtha telegraat e doreshkrimet, per t’u botue, mbas i ishin pershkue neper duėr t’dy Vienezve qi rrishin daamas ne nji tryes, nji inzhenjer e nji fletetaar raset, i u jepėshin t’jerev. Por saa u baa urdhuna e ditės e u dha ree mii te, inzhenjer Haessler-i u afrit te tryesa e Krietarit e paa u turbullue e me nji madhnii isundimit, qi kish perdorue ē’ n’fillim t’Kongresit, muėr memorandum-in, e, paa u ngutė xun e po shkruėn, persaa fletėlartė, nga te cillėt disaa t’derguėm fiil prej shum gazetavet t’mėdhaja t’huėja, pritėshin paa-durim me telegrafue neper Evropė.

T’gjitha protestat qi bane kėto fletėtare per me shtye kryepariin t’i bute nderimin qi i perkitėte, nuk vjeftėne asgjaa, saa perfaqėsonjesi i nji fletės madhe t’Paris-it, briti: – Po duket se ky kongres kenka ne dorė tė disaa zyrtarve t’naltė t’Austriis – Pėsėmėdhet minuta mbas kso pune t’gjith fletėtarte, paa u daa asnji, u ēuėne me dalė prej salet n’shei protestet. Mendyrat qi perdoroj kryepari tuj lypė t’falun e tuj i dhanė me shpejti memorandum-in, mjeftuėne me paque idhnimin e fletėtarve. Por me xierrė kaq u lyp me punue!…”. Nuk do qitė n’harresė edhe se kur Kol Ivanaj muer me fole mii nji prins per t’u emnue n’Shqypėnii, Fajko Konica, posė protestave qi bani mledhia, tha se n’mos t’u ndigiote fiala e tji, tuj heshtun, do t’kishte thirrė Policiėn e Qeveriis vendore. Oroet e mjia nuk janė t’jeter por ndollniina!…Muk po xaa vend me folė giatė mji tryėsen qi u baa me 5 t’marcit; vetem po tham se Fajk Konica protostoi me fuqii kundra t’gjith atyne qi kishin kujtue se hymni i Austriės nuk u kendue prej mungesės njisiis mendimeve, e zbuloi m’t’jeter se fort pak ishin ato qi e dishin!…

***

Gjith shka u tha deri tash vjefti me zblue pjesen e ligė te kongresit; tash po flasim mi sende maa t’paa – vrashme. A kie Kongresi aso trajtet saa me ngrehė kundra vendit kritiken e thershėme t’shtypėshkronjes italjane? Io, per t’sakt! Me t’vertetė u baan disaa punė t’paa – gjashme, e dikush dishmoj te peshtetun prej Austrjet; por kaqe gjaa nuk i lshoj fuqii t’plotė gjith atyne qi degjuan prej s’largut me kundershtue tuj perbuze fatėziin por gjithmonė bujarin kombin shqypėtaar. Prandei mbas’i, ne Mledhie te Trieshtės, Shqypėniia e vertetė, Shqypėniia e emnuėme prej pesė shekujve luftash nuk mujt me e diftue shpirtin e vet te paa – poshtėnuėshem mbas’ i tgjith kongresistėt nuk ishin te thyėm e prandei as te gjith austrjakant (shka dishmoj numri i pakė i kongresistėve n’ t’mramen t’ndejun e ne salė te tryesės); tuj mendue se protestat e te ljirve kiene t’pelqyėme nga shumica e te mledhunve, do t’vem oroe disaa t’ndolluna shum te randa.

Asht e vertetė se teper pak gjaa te dukėshme bani Kongersi i Trieshtės; por vjefti me i diftue te gjith t’huajve qi u gjindėne aty, nji atdhedashmė sheite prej anės te mbledhunve. N’piesė t’eme gzimi e malli qi zotnuėne zemrat e te gjith kongresistėve por saa u hap flamuri i kombit, peshendetjet e ndjeme qi u derguė ne atyne t’cillet saa herash nu e kursyene gjakun e vet per Atdhee – sikurse Bajram Doklani t’asaj Gjakovės qi u fal Serbjės -, perfaqėsojnė faqen e parė t’atij librit t’arėt, n’ t’cillin kan me kenė te amėshue deshmorėt maa te mraniėt t’Shqypeniės e kanė me kenė dnue saa e saa Pashiq-a qi ēnderojnė Evropėn…Nuk mund t’mohohet mandei se friga e shkangullit i xuu frymen e vreprimit kongresisteve!…

N’ mje’ t’Shqypėtarve, sikurse edhe, n’sasii shum maa t’madhe, n’mje’ t’italjanve t’paalirnem, kaa disaa austrofila, por kėto, t’baam prej t’hollash, janė fort pak, saa munden me u njehė nder gishta. As Austrofilėt e vertetė nuk janė fort shum, por kush guxon me i gjikue? Munden me u shoshitė t’paamet e politikės tyne; shumica qi kish muėjt me u thirrė pergjithnia, a n’cillen kaa nderin me e pelqye mendyrėn e t’paameve t’tyne, por askush s’kish muėjt me i njehė t’paa zemėr, sikurse bane gazetartė italjen tuj u diftue aq mende-leht!…N’ Italiė sot janė fort t’ralla ato fletore cfilimet qi i njofin e Kombit Shqypėtaar; e, n’daē me thanė maa ēiltas, nuk asht as nji qi, n’shka perket ēeshtjen e Shkoders, kaa kqyre, tuj ndiekė te drejten e loggiken, me shkrue se fialėza e Nikoll Pretroviq-it “Shkodren a deken” nuk asht garibaldine sikurse shkruėne e stershkruėne fletat – por ladute. As nji nuk u baa mprojsi i ēnderimit t’garibaldinismit!. T’Burrit t’Kaprerėt, kuptohet! E jo… t’Riēotii-ve!…Mbas’i emnohet ladut aj njeri qi, per me jetue, grabitė udhtarin, pse nuk do t’thirret ashtu edhe aj qi lshon kthetrat e veta mii nji komb mbas’i t’a kenė pree n’besė t’miqėsiis? As nji fletore mandei nuk kaa dashtė me i njoftė cfilimet e burrėninat e popullit t’Shkoders i cilli tash pės muėj lufton paa buk!… E shtypėshkronja e Austriis marė paa pushim i kaa ēpallė!

Nuk n’a lypset sot me ediit pse-hin.Po thomi shkurt se austrofilet e paėn se n’mprojtje t’Shqypėnisė u perpoq Austrija; por mierisht kjo hasi muqe e met vetem!

Po lypi lejen me perkuitue se n’mjes te Kongresit thaēė gaadi kėto fialė:”Ne na duhen me shpresue vetem n’vedi. Praa lerg politigės austrofile e italofile, ne, a duhet me baa politikė shqypėtare!”. Thaēe kėto fialė e m’u shduk e mramia rreze shpreset mii ēeshtjen kombėtare tuj me rrfye se nuk kishim miq te drejtė ne botė!…U kuitova edhe se ishe lajthitun tuj majt mendimin se do t’kishim muėjtė me baa politikė shqypėtare nen hjh t’Italiės; u kuitova se isre genjye tuj kuiutu se n’Italiė do t’ishte kuptue largėsija e interesavet t’saja me ato te sllavėve e nevoja qi deti Adriatik t’u bate nji detė italo-shqypėtaar; m’raa me dijt se edhe n’shekull t’njizetėt i bėgati nuk i a njitėte krahin t’vorfėit per sympatij t’fieshtė; i diftova vllazenve se Italija e Austrija kanė qellimet e veta t’drejtueme me mrrij deri n’nij cak ku ndahen per me marrė dy udha t’kndrellshėme e se prandei shqypėtartė nuk duan as nuk munden me u baa vegla e tyne…Kto mendime sot po i persėris pse, me maa ēiltas, nuk mundem as nuk due me i mbajtė maa mshehtė… Qeverija e italijes nuk kaa nji program te vertetė; asht prandej e paa vullnetėshme e nuk i ndiek rrugat e drejta; Italija e fletoreve, Italija popullore e permledhun prej nji shumicės njerzėsh t’paadije e prallėtorė, nense nuk veproj krejt si shkelsat (gjeziēartė) nder lojna – pjeston me sllavėt e niehė burrėnij garibaldine ladutijn e serbo-malazazve.

 

 

Trieshtë, 1913: Nga e majta – Dervish Hima, Mark Kakarriqi (në këmbë), Faik Konica, Stefan (Tefë) Curani, Fan Noli, Masar bej Toptani, Hilë Mosi (në këmbë).

Austrija tuj Kenė sot mikėnesha e shqypėtarve, mundet neser me i a baa vorrin kombėsijs tyne, tuj perdorue ato vegla per te cillat asht e ėmduėme ē’motit. Tuj vue oroe praa, mbas ē’thame, se 200 mij italo-shqypetarė t’cillės kan lidhnjėna t’paa-daashme me italjan. Nuk mjeftuėne me na vllzune me kėto; tuj paa se Austrija nuk na asht e dobiėshme mbas’i s’mundet me e shdrivillue ēeshtjen e nji Shqypėniis t’vertetė sikurse rrjedh nga istorija, nga gjuha e nga zakonet, nuk na mbetė me baa t’jeter veē me lypė gojėdhanjet e deshmorvet e burravet t’onė qt t’na mėsojnė si psohet, si luftohet e si diset!…Shqypėnija asht e dishruėme prej miqsh e prej anmiqsh, asht e perbuzun prej te gjith botės gjytetėnuėme… Mirė! Por para se me marue ligėsht prij litarit, t’desim shqypėtarisht prej plumbit!…V’vend qi me e lypė njisiėn e Atmes s’onė prej diplamatve – t’cillėt janė vorrėbaėsat e popujne gjall – mos t’a kerkojmė veē prej vehtjes! E at herė, n’kioftė se nga gjaku i yne ka me burue lirija e kufit qi na perkasin, kena me pasė arsye maa te madhe me baa politike shqypėtare e prej atyne maleve t’nalta, qi, t’paa-njoftua prej Evropės qytetėnuėme, n’ shekull t’nji zetėe njofin burrėnjėn e besėn, kena me muėjte me i baa dismii miqve edhe anmique se: Shqypėnija asht e Shqypėtarve! T’gjith kėto mendime i diftoj si njiri, pse sot, n’ket kohė t’pergjakun, edhe mos t’ishe shqypėtaar ē’rriedh prej fisit, do t’u bashe per nderim t’arsyėnave shejte t’ndierėziės. (Perkėthime prei M.X.B.).T.Toēi.

Burimi: http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=4808

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>