Tetëmbëdhjet vjetori i daljes në sken të UÇPMB-së, më 26 janar të vitit 2000 në Dobrosin

Filed under: Analiza,Histori,Kryesore,Shqiptare |

Tetëmbëdhjet vjetori i daljes në sken të UÇPMB-së, më 26 janar të vitit 2000 në Dobrosin

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që u zhvillua gjatë viteve 2000-2001, zë një vend të veçantë të historisë së popullit shqiptar. Ajo rradhitet një nga luftat që është bërë përpjekje për çlirmin e kësaj treve shqiptare që me shekuj padrejtësisht është akoma nën robëri. Kjo luftë e rreshtoi këtë territor dhe popullat shqiptare përkrah popujve që edhe gjatë shekullit XXI, janë të robëruar dhe bëjn përpjekje për lirin e tyre.
Formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, UÇPMB-së,ishte një akt me rëndësi jetike e historike për popullin shqiptarë në Kosovë Lindore. Ajo, nga njëra anë, krijoi shpresën për liri, dhe për ti dhënë fundë zgjedhës së huaj serbe, për të ruajtur tërsin territoriale dhe etnike shqiptare nga ana tjetër hapi një epokë të re, një epokë përpjekjesh dhe luftrash për tu bashkuar me tokën mëm të saj me Kosovën-Shqipërin. Këto përpjekje e sakrifica të fund shekullit XX e fillim shekullit XXI ishin me rreziqe të mëdha si nga faktor të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.
Këto treva shqiptare me përpjekjet e tyre të gjallërishme me pushkë e penë, në lëvizjen për çlirim, i vunë gurë në themelet e një rezistence të pamposhtur me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kësaj treve shqiptare. Akti i formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, UÇPMB-së, sanksionohej e drejta historike e pamohushme e kësaj treve shqiptare pjesë e kombit shqiptarë që ishte ndarë gjatë rrjedhave historike në mënyrë të padrejtë, dhe për të qenë i bashkuar, i lirë, në trojet e veta krahas popujve tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e drejtë që buronte nga qenja e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin e me historinë e vetë, e drejta që parashihej edhe me konventat botrore të popujve për të jetuar të lirë.
Edhe pse një vargë rrethanash të brendshe dhe të jashtme bënë që kjo popullat të mos arrij dotë objektivin për të cilin sakrifikoj. Natyrisht që kjo luftë çlirimtare krijoi gjithashtu premisa të nevojshme për të mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të kësaj treve më Kosovën. Kjo shprehje e vullnetit popullor edhe pse pas përfundimit të kësaj lufte çlirimtare objektivi kryesor ai i çlirimit nuk u realizua, por, ishte në të njejtën kohë, kjo përpjekje drejt një etape më të lartë, për arritjen e objektivave politike të kësaj popullate, dhe e përcaktuar nga zhvillimet porgrsiv i lëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombtare. Kjo luftë u zhvillua mbi baza të reja shoqërore e politike dhe mori karakter të ndërgjegjësimit kombëtarë.
Lufta e UÇPMB-së ishte një hallkë lidhsë e lëvizjes kombëtare që ishte zhvilluar në këtë rajon ndër shekuj, dhe ishte e lidhur organikisht si shprehje e vullnetit popullor. Edhe pse kjo vones në përcaktimin e zgjidhjes së fatit të Kosovës Lindore, që u shkaktua nga faktorë ekonomikë, shoqërorë e politikë, të brendshëm e të jashtëm, që vepronin dhe përcaktuan ritmet e zhvillimit të saj.
Lufta në Kosovë Lindore u provokua nga shteti serb me idetë hegjemoniste dhe barbare ndaj popullatës shqiptare autoktone, në rrethanat që u krijuan lindi nga gjiri i popullit Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, UÇPMB-ja, duke u ngritur në luftë kundër agresorit serb që rrezikonte qytetrimin shqiptarë në këtë rajon dhe ekzistencën e tij.
Në këto rrethan politike të fundë shkeullit XX, angazhimi i shqiptarve në luftë kundër robëris serbe, ka pasur rëndësi shumë të madhe për këtë pjesë shqiptare, për faktorizimin e çështjes shqiptare të këtyre komunave me shumic shqiptare. Lufta solli edhe ndryshime shoqërore në jetën e vendit, si pozitive dhe negative. Ato negative ishin se u shpërngul një pjesë e konsiderushme e popullatës shqiptare dhe kurr më deri më sot nuk u kthyen nëpër shtëpi e tyre dhe asnjë institucion vendor dhe ndërkombtarë nuk bënë përpjekje minimale për mundësin e kthyerjes së tyre në vendlindjen e tyre. Ana pozitive ishte se ndryshoi mentalitetin dhe botëkuptimet njerzore se pa liri, vendlindja është vetëm një pornë çifligare që tjetër kush e shfrytzon për nevoja të veta, dhe se jeta nën robëri është një errësirë.
Pjesmarrsit në luft i thyen të gjithë kufijtë shoqërorë, krahinorë, fetarë, gjinorë dhe pasurorë etj, dhe u bashkuan rrethë një çështje të përbashkët rrethë asaj kombëtare, pavarsishte në disa moment e rrethan që ekzistonin ato. Pjesëmarraj e gruas shqiptare edhe pse nuk ishte vetëm gjatë kësaj lufte që u shqua heroizimi dhe shembëlltyra e gruas shqiptare, por në vazhdimsi të rrjedhave dhe ngjarjeve historike që e shoqëruan historine popullit shqiptar, dëshmoi edhe njëherë emancipimi i gruas shqiptare për çështjen kombëtare.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u organizua dhe u udhëhoqë nga shtresat me të shtypura të asaj shoqërie shqiptare, pa përjashtuar çdo shtres shoqërore që dha kontributin e merituar në fusha të caktuara, por problem që duhej zgjidhur dhe nga karakteri çlirimtar i saje, më në fund nuk u arrit objektivi, që synonte çlirimin e vendit dhe ribashkimin e këtij territori me Kosovën. Por, në faza të ndryshme të kësaj lufte që kishte divergjencash të mëdha brendave strukturave të kësaj lufte, megjithatë ato gjithsesi nuk arritën të ndryshojn karakterin e luftës çlirmitare, dhe ky objektiv mbeti i pandryshuar deri në fundë të luftës, orjetimi bazë i luftës, objektivi dhe qëllimi kryesor i saj, luftë kundër pushtuesit serb, dhe çlirimin dhe bashkimin e saj me Kosovën. Në këtë luftë populli shqiptar bëri sakrifica mbi mundësitë dhe fuqit që kishte, por ato ia vlenin të bëheshin për një çështje madhore që i mohohej liria. Kontributi dhe sakrificat e popullit shqiptar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, janë çmuar edhe nga një pjesë e botës demokratike.

Nga : Valon Jashari:
*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së,dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>