PROCESI I STABILIZIM-ASOCIMIT PËR SHQIPËRINË.

Filed under: Analiza,Bota,Histori,Kryesore,Shqiptare |

Albania-EU

PROCESI I STABILIZIM-ASOCIMIT PËR SHQIPËRINË  (V)

Nga: Msc: Lulëzim CUKA

Në nëntor 1999, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi studimin e fizibilitetit për hapjen e negociatave me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asocim përfundim, megjithatë, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.[1]

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është baza mbi cilën mbështetet Procesi i Stabilizim-Asociimit i Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është gjithëpërfshirëse dhe e ngjashme në thelb me “Marrëveshjet Evropiane” të nënshkruara ndërmjet Bashkimit Evropian (në atë kohë Komuniteti Evropian) dhe vendeve të Evropës Lindore.[2]

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit përcakton bazën kontraktuale për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë gjatë fazës së paraanëtarësimit dhe përqendrohet në këto çështje:

  • Dialogu politik,
  • Bashkëpunimi rajonal, duke përfshirë perspektivën e krijimit të zonave të tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të rajonit,
  • Katër liritë, duke synuar krijimin e një zone të tregtisë së lirë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë brenda 10 vjetësh nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje,
  • Përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së, duke u përqendruar veçanërisht në fushat e tregut të brendshëm,
  • Bashkëpunimin gjithnjë e më të zgjeruar në të gjitha fushat e politikave të BE-së, duke përfshirë drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.[3]

Në nëntor të vitit 2000, një takim i vendeve të përfshira në Procesin e Stabilizim-Asociimitu mbajt në Zagreb.Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të taskforcës sëprofilit të lartë. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë përtë marrë përsipër obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.[4]

  Task-Forca mbajti tre takime në Tiranë, në fund të së cilës Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi që përshkruar proceset dhe zonat ku përmirësimet janë akoma të nevojshme. Në përfundim, Komisioni konstatoi se edhe pse mbetet shumë për të bërë në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, perspektiva e hapjes së negociatave është mënyra më e mirë për të ruajtur ritmin e reformave politike dhe ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se ishte momenti për të vazhduar me Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë.[5]  Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) në 12 Qershorë 2006, ishte një moment kyç në proçesin historik të rrugëtimit të Shqipërisë drejt antarësimit drejt në Bashkimin Europian. Ky nënshkrim u mirëprit si nga qytetarët ashtu edhe nga të gjithë forcat politike në vend, sepse antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian përbën një objektivë mbarëkombëtare. Në këtë kuadër, nënshkrimi i MSA-së shënoi mbështetjen e Shqipërisë në një stacion më të afërt me Bashkimin Europian, si dhe kurorëzimin me sukses të një përpjekje shumëvjeçare në këtë drejtim. Proçesi i Stabilizim-Asocimit përbën një politikë afrimi e cila reflekton rëndësinë politike dhe strategjike të Ballkanit për Bashkimin Evropian.[6]

Proçesi i Stabilizim Asocimit me anë të instrumentave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Partneritetit Evropian dhe programit të asistencës, CARDS, (Community Assistance for Reconstruction Development and Stabilisation) ndihmon secilin vend të plotesoje kriteret e Kopenhagenit dhe te përparojë sipas ritmit të tij drejt anëtarësimit në BE. Komisioni Evropian paraqiti këtë vizion ambicioz për zhvillimin e rajonit në Maj 1999. Kjo gjë bazohet në:                                                                 :

1.Pranimin si një nga motivuesit kryesorë për reformat që kanë të bëjnë me respektin për shtetin ligjor, institucionet demokratike të qëndrueshme dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut. Bashkimi Evropian me anë të këtij procesi ofron një perspektivë të besueshme për anëtarësim në kohën që përmbushen kriteret përkatëse.

2. Nevojën që vendet të zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe me njëra-tjetrën si një bazë për stabilitet më të madh ekonomik dhe politik në rajon.         .

3. Nevojën për programe asistence e marrëdhënie kontraktuale, edhe pse të fiksuara mbi një bashkësi kushtesh politike dhe ekonomike të cilat janë fleksibël sa të lejojnë secilin vend të ecë përpara sipas ritmit të vet, për t’iu bërë vend një vargu situatash që nga ato të rindërtimit post-konfliktual dhe stabilizimit, tek ato të ndihmës teknike në çeshtje të tilla si përafrimi i legjislacionit drejt elementëve thelbësorë të përftimeve të BE-së. [7]

Marveshja e Stabilizim-Asocimit shënoi jo vetëm sukses, por përbën një sfidë edhe më madhore për Shqipërinë e cila tashmë duhet të përmbush me sukses detyrat dhe obligimet që burojnë prej saj, në mënyrë që MSA-ja të zbatohet në kohë dhe me cilësi duke i hapur rrugën proçesit të antarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim, Komisioni konstatoi se edhe pse mbetet shumë për të bërë në drejtim të përmbushjes detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, perspektiva e hapjes së negociatave është mënyra më e mirë për të ruajtur ritmin e reformave politike dhe ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se ishte momenti për të vazhduar me Marrëveshjen e  Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë.

Komisioni vuri në dukje:

“Shqipëria nuk është ende në pozitë për të përmbushur obligimet e Marrëveshje së Stabilizim Asociimit.Megjithatë, në qoftë se ritmi aktual i ndryshimit është e qëndrueshme dhe në qoftë se prioritet është dhënë mjaftueshëm për forcimin e kapaciteteve administrative gjatë negocimit dhe periudhat e tranzicionit, përmirësime të konsiderueshme mund të bëhen në fushat e nënvizuara në këtë raport. Komisioni beson se pas hapjes së negociatave perspektiva e Stabilizim është mënyra më e mirë për të ndihmuar dhe për të ruajtur vrullin e reformës së fundit politike dhe ekonomike, dhe duke inkurajuar Shqipërinë që të vazhdojë ndikimin e saj konstruktiv dhe moderator në rajon. Komisioni prandaj e konsideron të përshtatshme për të proceduar me një Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit. Marrëveshja me Shqipërinë, në kohën e duhur do të paraqesë një rekomandim për një Këshill vendimi për të hapur negociatat, të cilat mund të, përfundohet kur të gjithë e kushtet janë plotësuar.”[8]

Edhe pse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE u nënshkrua në vitin 2006, sipas rezultateve të një sondazhi të kryer , vetëm 33% e të intervistuarve qytetarët evropianë mbështetën pranimin e mundshëm të Shqipërisë, ndërsa 50% e tyre ishin kundër tij. Sipas të njëjtit sondazh, respektivisht 66% dhe 55% e popullsisë në Gjermani dhe Angli kishte kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm. Më 28 prill 2009, Shqipëria ka aplikuar për t’u bërë vend kandidat në BE. Ndërsa më 8 nëntor të vitit 2010, Ministrat e Brendshëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian aprovuar heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, më 9 nëntor 2010, në Raportin vjetor të Komisioni deklaroi se Shqipëria nuk ishte gati për t’u bërë një vend kandidat i BE-së.[9]

Hartimi i Planit Kombëtarë për Zbatimin e Marrveshjes se Stabilizim-Asocimit.

 Aftësia e Shqipërisë për të përmbushur angazhimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, është kriteri më i rëndësishëm për të vlersuar gadishmërinë e saj për avancimin e mëtejshëm drejt antarësimit të plotë. Përmbushja e angazhimëve të kësaj Marveshje, shënon fillimin e një reformimi gjithpërfshirës të qeverisjes shtetërore dhe shoqërisë në tërësi, në mënyrë që këto të adoptohen me standarte politike, ligjore, ekonomike dhe institucionale të Bashkimit Europian. Në këtë proçes planifikimi cilësorë i hapave të mëtejshëm për realizimin e reformave të nevojshme, merr një rëndësi të jashtzakonshme.

Me nënshkrimin e Marrveshjes, Shqipëria merr mbi vete një sërë angazhimesh dhe realiyimin e tyre brenda afatëve të përcaktuara.[10]

Ç’është ky plan për ne?

Ky dokument strategjik kombëtarë reflekton më së miri vizionin që duhet për një integrim sa më të shpejtë në familjen e madhe europiane, duke synuar në këtë mënzrë përmbushjen e standarteve të përcaktuara më së miri në dokumentat e Parlamentit Europian me Shqipërinë, MSA dhe Marrëveshja e Përkohshme, Raportin Vjetorë të Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe rekomandimet e dala gjatë takimëve të përbashkëta të Punës Shqipëri-BE.[11]

Plani adreson kryesisht çështjen e parimit të legjislacionit shqipëtarë me atë të BE-së, si detzrim që rrjedh nga MSA, duke monitoruar dhe përmirësuar kuadrin ekzistues ligjorë institucional dhe afatet   e transportimit të këtyre iniciativave sipas periudhave afatshkurtra, aftmesme dhe afatgjata.[12]                                                                                                      

Ç’farë parashikonte të arrinte ky plan?
  • Indentifikimin e kostove financiare për çdo aktivitet apo iniciativë ligjore të përcaktuara nga ministritë e linjës dhe institucionet qëndrore, për të mundësuar përfshirjen e kostove që do kërkoj zbatimi i këtij plani.
  • Përcaktimin e faqeve të acquis communautaire që do të trazpozohen në sistemin e ligjeve shqiptare dhe kostot e përkthimit të tyre në periudhë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë si dhe
  • Vlersimin e kapacitetëve administrative të nevojshme për shtetin shqiptarë që do të duhen për zbatimin e tërësisë së angazhimëve të ndërrmarra në procesin e integrimit europian dhe kostot përkatëse të tyre të cilat duhen të përballohen nga ministritë e linjës institucionale qëndrore.[13]

Pani Kombëtarë përbën instrumentin bazë për planifikimin, vendosjen e prioriteteve dhe monitorimin e proçesit të integrimit Europian të Shqipërisë. Nga ana tjetër shërben si burim shumë i rëndësishëm informacioni për indetifikimin e prioritetëve në kuadër të programit të Asistencës së Ardhshme Financiare të BE-së për Shqipërinë ‘Instrumenti i Para Aderimit 2007-2013’.[14]

Ky plan pasqyron të njëjtën strukturë sikundër Partneritetin Europian dhe Raporti vjetorë i Komisionit Europian për Shqipërinë. Brenda kësaj strukture, pasqyrohen kapitujt e acquis communautarie që janë pjesë e Partneritetit Europian dhe MSA-së. Ai është i ndërtuar në tre kapituj kryesorë. Kriteri politik, kriteri Ekonomik dhe Standartëve Europiane-Aftësia për të përballuar detyrimet e antarësimit në BE.[15]                                                                       

Kriteri Politiktrajton çështje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, demokratizimin të mëtejshëm të jetës parlamentare, zhvillimin e mëtejshëm të reformës zgjedhore, thellimin e reformave të administratën publike dhe sistemin gjygjësorë, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtre, institucionet e vuajtjes së dënimit dhe sistemin e drejtësisë për të miturit, tregu i pasurive të paluajtëshme si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtarë.

Kriteri Ekonomik  trajton çështje të stabilitetit makroekonomik, rritjes ekonomike, reformat mbiinvestimet publike dhe private, borxhin publik, reformat mbiinvestimet publike dhe private, borxhin publik, politikës monetare, dhe bilancit të pagesave,Standartet Europiane, ose aftësia për të përballuar detyrimet e antarësimit në BE, përfshirë detzrimet për të adoptuar në mënyrë graduale-sipas afatëve të rëna dakord në MSA. Për çdo fushë dhe nënfushë të përfshirë në Planin Kombëtarë, janë përcaktuar në mënyrë të përmbledhur iniciativat ligjore dhe aktivitetet zbatuese, që do të ndërrmerren për çdo periudhë kohore afatshkurtër, afatmesëm,afatgjatë, nga shteti shqiptarë.

Pjesë integrale e Planit Kombëtarë janë edhe 5 Anekset që përfshihen të dhënat bazë mbi detzrimet institucionale për të cilat janë të angazhuar institucionet shqiptare. Këto anekse përmblidhen në sistemin e hedhjes së të dhënave i vendosur pranë Ministrisë së Integrimit si koordinatore e procesit të integrimit europian.

Aneksi 1:Listën e iniciativave ligjore. 

Në këtë aneks përfshihet e gjithë lista e iniciativave ligjore, e cila parashikohet të ndërrmarrë nga ministritë e Linjës në përputhje me detyrimet e Partneritetit Europian MSA. Kjo listë është e ndarë sipas ministrave dhe fushave përkatëse.

Aneksi 2: Kostot e përgatitjes dhe përkthimit të legjislacionit.

Në këtë aneks jepen kostot e përkthimit dhe përgatitjes së legjislacionit që parashikohet të mbulohen nga buxhetet e ministrive si dhe diferenca e kostots që nuk mbulohen nga programet ekzistuese. Në këtë kontekst duhet theksuar se, kostoja e përgatitjes dhe përkthimit të legjislacionit nuk është kosto e plotë e këtij proçesi, por është ajo e shpenzimëve që aktualisht kanë qënë e mundur të indentifikohet nga ana e grupëve të punës së Ministrive të Linjës.[16]                                                                                                           

Aneksi 3:Listën e Aktivitetëve Zbatuese.         

Në këtë aneks përfshihet e gjithë lista e aktivitetëve zbatues, e cila e parashikohet të ndërrmerret nga Ministritë e Linjës në përputhje me detyrimet e Partneritetit Europian MSA. Kjo listë është e ndarë sipas ministrive dhe fushave përkatëse.

Aneksi 4:Vlersimet e shtesave të numrit të punojnësve. 

Në këtë aneks pasqyrohen nevojat për shtesë të nënpunësve apo punojësve të tjerë të ndarë për fusha dhe ministri apo institucione të tjera. Ky informacion do të shërbejë si bazë për të përcaktuar strategjinë e reformimit të institucionëve publike në kuadrin e ndryshimëve institucionale të nevojshme për zbatimin e MSA-së.                 .                                                                                 

Aneksi 5:Vlerësimin e nevojave për fonde për infastrukturë, IT dhe konsulencë.

Informacioni i pasqyruar në këtë aneks është dhënë në mënyrë shumë sintetike për të pasqyruar sesa fonde i nevoiten Ministrisë së Linjës dhe institucionëve të tjera në buxhetet e tyre respektive për të fuqizuar institucionet dhe krijuar infrastukturën e domosdoshme për ybatimin e MSA-së. Në këtë kontekst pasqyrohen edhe fonde që aktualisht janë të pambuluara nga projektet ekzistuese të cilat duhet të adresohen nga programi i ri financiar komunitarë e donatorë të tjerë.[17]

 

 Ideja e Stabilizim-Asocimit.

Nëvija për të përkrahur stabilitetin ekonomik e politik në Europën Juglindore, si dhe për të nxitur reformat për vendosjen e shtetit ligjorë, përkrahjes së thellimit të marveshjes dypalëshe ne rajon, e shtynë Bashkimi Europian të propozonte procesin e Stabilizim Asocimit.[18]Marveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) mbështetet në një bazë juridike të përshtatshme që hap rrugën drjet integrimit të plotë në BE, si dhe është përcaktuar në Traktatin e Komunitetit Europian (TKE), të cilët janë bazë juridike të marveshjes europiane.[19]Ky process i cili do të përfundojë me nënshkrimin e Marveshjeve të Stabilizim-Asocimit nga vendet e përfshira në iniciativë, Shqipëri, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ,bazohet në krijimin gradual të një zone të tregtisë së lirë dhe në zbatimin e reformave të gjithanshme, të cilat kanë për synim përqafimin e standartëve europiane, për tu afruar më tej me BE-në.[20]

Marrveshja e Stabilizim-Asocimit.

Marveshja e Stabilizim_asocimit është një marveshje ligjore ndërkombëtare midis vendeve nënshkrues dhe BE-së, funksion i së cilës është të vendosë një kornizë ligjore për bashkpunimin dhe adoptimin gradual të standartëve europiane.[21]

Duke parashtruar kushtet që duhet të plotësojnë mallrat, shërbimet dhe kapitalet shqiptare që të mund të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian, apo rregullat që përcaktojnë se si duhet të zhvillohet konkurrenca në treg.[22]

Marveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA) është instrumenti guidë i përcaktuar për ecurinë e Proçesit të Integrimit dhe ka për qëllim të afrojë Shqipërinë me Bashkimin Europan.[23]

Një nga kriteret kryesore të Marveshjes së Stabilizim-Asocimit gjendet në paragrafët që vënë theksin në krijimin dhe forcimin e parimëve demokratike, si dhe në bashkpunim rajonal.[24]

Bashkëpunimi rajonal synon vendosjen e një rrjeti marrëveshjesh dy dhe shumëpalëshe ndërmjet vendeve të Ballkanit në fushën tregtare, ekonomike, ligjore, politike etj. Kjo qasje ka për qëllim krijimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve ballkanike, duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, për të mënjanuar tensionet dhe nxitur zhvillimin reciprok.[25]

Përfitimet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit janë në fushën e tregtisë, duke lejuar një hyrje më të lirë të prodhimeve vendase në tregun e përbashkët evropian.Me përmirësimin e kushteve të eksportit lindin mundësi të shumta për zhvillimin e kompanive shqiptare dhe të ekonomisë kombëtare në përgjithësi.Nga ana tjetër, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mundëson një hyrje më të lehtë të mallrave europiane për blerësit dhe konsumatorët shqiptarë, përmes procedurave administrative më të shkurtra, më efikase dhe me çmime më të ulta. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit gjithashtu krijon mundësinë e marrjes së burimeve financiare prej fondeve të ndryshme strukturore të Bashkimit Evropian, si dhe të ndihmës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft projekte të BEsë, si p.sh. programet e shkëmbimit për profesorët dhe studentët, ose bashkëpunim midis qendrave të kërkimit në Shqipëri me ato të BE-së.[26]Marrveshja e Stabilizim Asocimit hodhi bazat e një mardhënie të ngritur në një shkallë më të lartë, të konceptuar si partneritet, kontratë, bashkpunimi gjithpërfshirës, midis vendit tonë dhe BE-së.[27]

Bisedimet për Marveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Dialogu politik.

Parimet e përgjithshme të dialogut vendosin kushtet kryesore që përbëjnë bazën e politikave të brendshme dhe të jashtme të palëve, si respektin për parimin demokratik dhe ato të të drejtave të njeriut.[28]Ka si qëllim të nxisë konvergjencën e qëndrimëve të palëve mbiçështjet ndërkombëtare dhe mbiçështjet me interes për njërën ose tjetrën palë, zhvillimin e një mardhënie të një fqinjësie të mirë, si dhe të njëjtin konceptim lidhur me sigurinë në Europë.[29]

Shqipëria ka bërë progres në forcimin e strukturave të saj qeveritare për koordinimin e integrimit evropian. Megjithatë, forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe planifikimi strategjik mbeten të nevojshme. Në fushën e administratës publike, Emërimet në shkeljen e shërbimit civil ka vazhduar, kryesisht duke përdorur të përkohshme kontratave. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në emërimet mbetet një kyç Prioriteti i Partneritetit Evropian për t’u adresuar. Përpjekje të mëdha janë të nevojshme për të krijojë një shërbim të pavarur, efikas, të paanshëm dhe të bazuar në merita civile.[30]

  • Këshilli i Stabilizim-Asocimit, i cili përbëhet nga anëtarë të Këshillit dhe të Komisionit Europian dhe nga antarë të Qeverisë së Shtetit të asociuar (Shqipëria). Këshilli ka një kompetëncë vendimarrjeje në kuadrin e Marveshjes së Stabilizim-Asocimit.
  • Komiteti i Stabilizim-Asocimit, përbëhet nga përfaqësues të Komisionit Europian dhe të shtetit të asociuar(Shqipëria). Komiteti ndihmon Këshillin e Stabilizim-Asocimit, ose merr vendime në kushte të parashikuara në vend të Këshillit, kur ky i fundit i delegon kopetencat e tij.
  • Komisioni Parlamentarë i Stabilizim-Asocimit, i përbërë nga antërë të Parlamentit Europian dhe parlamentit të shtetit të asociuar (Shqipëria). Komisioni mund ti paraqesë rekomandime Këshillit.[31]

Qëllimi i këtyre institucionëve është vendosja e një klime besimi midis palëve, miradministrimi i kalimit nga një ekonomi trazicioni në ekonomi tregu, përmirësimi i trasparencës dhe koherenca e ndihmës financiare europiane.[32]

Drejtësi dhe çështjet e brendshme.

Shqipëria dhe Komuniteti Europian i kushtojnë rëndësi të veçantë forcimit të shtetit të së drejtës dhe institucionëve, si dhe bashkpunimit në luftë kundër terrorizmit, pastrimit të parave dhe veprimtarisë kriminale.

Shtylla e parë: ka të bëjë me bashkpunimin në fushën e lëvizjes së personave dhe parashikon dispozita lidhur me vizat ,azilin, migrimin dhe politikat që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë.

Shtylla e dytë: ka të bëjë me bashkpunimin në luftë kundër terrorizmit, pastrimit të parave, drogave të paligjshme dh parashikon dispozita mbi bashkpunimin policorë e gjygjësorë në çështjet penale.[33]Marveshja e Stabilizim-Asocimit është një urë që të çon drejt aderimit të plotë në BE dhe si e tillë ajo u imponon shteteve të asociuara të integrojë në sistemin e tyre juridik acquis-në. për këtë qëllim Marrveshja e Stabilizim-Asocimit parshikon vendosjen e një zone tregtie të lirë për një periudhë 10 vjeçare, e cila fillon nga data e nënshkrimit të Marrveshjes.[34]

Po çështë në të vërtetë marveshja e Stabilizim-Asocimit? Po ti hedhim një sy të vetmes marveshje asocimi në fuqi për momentin, asaj midis Bashkimit Europian dhe Maqedonisë, të jep përshtypjen se është një dokument i thjeshtë, që simbolizon një mardhënie kontraktuale midis një modeli të përparuar të Bashkimit Europian dhe një vendi në trazicion. Marveshja në vetvete nuk ka “formula magjike”. Në realitet, i gjithë procesi për përgatitijen, negocimin dhe implementimin e saj konstituon një mekanizëm të fuqishëm për ndryshime dhe zhvillim.[35]

Marveshja e Stabilizim-Asocimit ofron një dinamikë të veçantë në mardhënie me Bashkimin Europian, që do të ndihmojë vendet e Ballkanit për të trasformuar e përmirësuar sistemin e qeverisjes. E thënë në mënyrë figurative, ngritje e një “softëerë” institucional që do të rriste aftësitë e shtetit për t’i ofruar qytetarëve të tij stabilitetin e dëshiruar e shpesh të munguar, të mundësojë zhvillimin e një ekonomie të bazuar në parimet e tregut të lirë, që do të gjenerojë rritjen e mirqënjes, që hap pas hapi të përgatisë vendin për anëtarësi në Bashkimin Europian.[36]

Marveshja e Stabilizim-Asocimit dhe asistenca e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit synon, gjithashtu, krijimin e  një zone atraktive për tërheqen e investimëve të huaj, për promovimin e mardhënjeve tregtare me Bashkimin Europian dhe me vetë rajonin, krijimin e një strukture të qëndrueshme që nga shërbimi civil deri tek policia, nga banka qëndrore deri tek shërbimet për administrimin e kufijve e emigracionit, krijimin e një medie të civilizuar e të pavarur, dhe jo vetëm të ature që qëlluan të jenë në krahun e mazhorancës politike apo etnike.[37]

Marveshja e Stabilizim-Asocimit është një axhendë praktike e objektivave dhe e parametrave që duhen ndryshuar. Marveshja e asocimit është  udhëzues i procesit të ndryshimëve, por nuk është kjo marrëveshje që sjell ndryshimet. Rezultatet e vërteta, suksesi apo dështimi, varen nga vullneti i vetë vendit për të ndryshuar dhe serioziteti, angazhimi i sinqertë i politikës dhe i qeverisjes së tij. Deklarata politike, strategjike e shkruara, kanë pa dyshim rëndësinë e tyre në përcaktimin e vizibilitetit të asaj se ku duhet të shkojmë dhe çfarë duhet të bëjmë për të shkuar atje. Angazhimi real për t’i zbatuar është çfarë Bashkimi Europian pret dhe ka si kusht të partneritetit në këtë ndërrmarrje të përbashkët. “Kondicionaliteti” është një nga elementët bazë të procesit të Stabilizim-Asocimit dhe të marrveshjes përkatëse. Mesazhi i Bashkimit Europian është i qartë për aq kohë sa vendi partner nuk është realisht gati të plotësojë kondicionalitetin e marveshjes, nxitimi është i dëmshëm për procesin. Në qoftë se, reformë do të thotë shumë përpjekje dhe ndoshta edhe sakrificë, atëhere kjo është rruga e vetme që duhet të ndjekim. Vendi zhvillohet vetëm nëse qytetarët dhe lidërit e saj punojnë për zhvillim. Ndoshta eksperiencat dhe argumentet politike që shpejtuan përfundimin e kësaj marrveshje me Maqedoninë ishin një rast nga i cili mund të nxirren mësim.[38]

Asistenca e Bashkimit Europian në Procesin e Stabilizim-Asocimit në fushën ekonomike do të fokusohet në masa që do të mundësojnë trasformimin e ekonomisë shqiptare nga një sistem i dominuar politik në një sistem të udhëhequr nga sektori privat si gjenerator kryesorë i rritjes ekonomike.[39]

 vijon…

[1]European Studies Journal, Ramadan Çipuri& Albi Koçibelli , Albanian Attitudes toëard European Integration, f.40

[2]http://www.mie.gov.al

[3]Po aty

[4]Po aty

[5]European Studies Journal, Ramadan Çipuri& Albi Koçibelli ,…vepër e përmëndur,f.41

[6]Ibrahimi, Arta, Integrimi i Ballkanit Perendimor ne UE, fq .61

[7]Po aty,

[8]European Studies Journal, Ramadan Çipuri& Albi Koçibelli…vepër e përmëndur, f.41

[9]Po aty, f.42

[10]Komisioni Europian, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Shqipëria përgjatë procesit të Stabilizim-Asocimit, f.29

[11]Po aty, f.30

[12]Komisioni Europian, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim…vepër e përmëndur,f.31

[13]Po aty, f.32

[14]Po aty , f.33

[15]Po aty,  f.34

[16]Komisioni Europian, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim…vepër e përmëndur, f.35

[17]Po aty, f.36

[18]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare…vepër e përmëndur, f.11

[19]Qendra përkërkim dhe zhvillim, …vepër e përmëndur,f.15

[20]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare, …vepër e përmëndur, f.11

[21]Po aty, f.12

[22]Republika e Shqipërisë Ministria e Integrimit, …vepër e përmëndur, f.32

[23]Qendra përkërkim dhe zhvillim, …vepër e përmëndur, f.15

[24]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare…vepër e përmëndur, f.12

[25]Republika e Shqipërisë Ministria e Integrimit…vepër e përmëndur, f.32

[26]Po aty, f.33

[27]Mark Ndreca, Ballkani Perëndimorë …vepër e përmëndur,, f.243

[28]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare…vepër e përmëndur, f.13

[29]Qendra për Kërkim dhe zhvillim…vepër e përmëndur,f.13

[30]Rajmonda Biraci, Teuta Llukani, Dorjana Nano, EU Enlargement and Institutional Quality: Hoë Far Aëay is Albania from the EU Member States?, Vol 1. 2011, f.106

[31]Qendra për Kërkim dhe zhvillim…vepër e përmëndur,f.17

[32] Po aty, f.18

[33]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare, …vepër e përmëndur, f.13

[34]Qendra përkërkim dhe zhvillim…vepër e përmëndur, f.20

[35]Po aty, f.92

[36]Qendra përkërkim dhe zhvillim…vepër e përmëndur, f.93

[37]Po aty, f.94

[38]Banka e Shqipërisë, Konferencën Kombëtare II… vepër e përmëndur, f.95

[39]Po aty, f.96

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>