Mardhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (VI)

Filed under: Analiza,Histori,Kryesore,Rajoni,Shqiptare |

10175051_674314522617398_333608749981750985_n

Nga: Lulëzim Cuka

Mardhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (VI).

Fillimet e mardhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) datojnë nga viti 1991 duke u themeluar më tej një vit më vonë, me nënshkrimin e Marveshjes së Tregtisë dhe Bashkpunimit, përfshirë deklaratën e përbashkët mbi dialogun politik, e cila hyri në fuqi me 1 dhjetorë 1992.[1]

BE-ja në atë kohë ishte njëri prej organeve të para që kontribuan në demokratizimin e Shqipërisë dhe ngrohen marrëdhëniet me Perëndimin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këtë të fundit në vitin 1991.Një vit më vonë,më 11 maj, 1992, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në marrëdhëniet midis të dyve u shënua nganënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit, e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992, dheShqipëria lejohen të bëhen të ligjshëm për financim në kuadër të programit Phare të BE.[2]

Marrëveshje e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit Ekonomik (1922) synon të zhvillojë dhe të zgjerojë tregtinë midis Shqipërisë dhe BE-së, si dhe të shërbejë si bazë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar. Mbikëqyrja e funksionimit të duhur të marrëveshjes, bëhet nga një Komitet i Përbashkët që mblidhet çdo vit, së fundmi në maj 2005 në Tiranë. Pesë Grupe Pune sektoriale takohen çdo vit për të monitoruar zhvillimet dhje reformat në fushat përkatëse dhe pastaj ia raportojnë Komitetit të Përbashkët.[3]                                                                                                                                      

Në këtë periudhë, Shqipëria është përfshirë në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), e cila përfaqësonte një Regjimi i përgjithshëm i preferencave tregtare që BE-ja është duke ofruar një rrjet të gjerë të vendeve me të cilat ajo kishte  marrëdhëniet kontraktuale. Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit ndihmën e BE për Shqipërinë në  një shumëllojshmëri e zonave që përkojnë me reformat në të cilën ky i fundit ishte i angazhuar. Sipas këtij programi,  midis viteve 1992 dhe 2000, Shqipëria u sigurua me ndihmën substanciale.[4]

Për realizimin e objektivave të Procesit të Stabilizim-Asocimit dhe të Marveshjes së Stabilizim-Asocimit, BE-ja ofron mbështetjen financiare nëpërmjet programit CARDS (Ndihma Komunitare për Zhvillim, Rindërtim dhe Stabilizim), i cili zëvendëson programet e mëparshme të ndihmës PHARE dhe OBNOVA.[5]

  • Forcimi i administratës publike dhe gjygjësorit

Ky program synon të ndihmojë Shqipërinë për krijimin e një sistemi gjygjësorë modern, të krahasueshëm me standarte europiane, nëpërmjet rishikimit të kuadrit ligjorë, programëve të trajnmëve, rehabilitimit dhe burgjeve, etj.

  • Policiaz e rendi public

Në këtë fushë policisë shqiptare i janë ofruar këshilla strategjik, trajnime e paisje.Forcat policre kanë rol themelorë në forcimin e shtetit ligjorë, sigurisë së brendshme dhe luftës kundër krimit.[6]

  • Doganat

Misioni i ndihmës për doganat, i cili vepron në Shqipëri, ka arritur rezultate të vlefshme përsa i përket vjeljes së të ardhurave, parandalimit të kondrabandës e korrupsionit, përmirësimit të administrimit e procedurave të doganave.

  • Zhvillimi i Infrastrukturës

Përmirësimi i rrjetëve të energjisë, transportit dhe ujit janë thelbësore për rritjen ekonomike në Shqipëri.Bashkimi Europian financon zhvillimin e disa projektëve për zhvillimin e infrastrukturës.[7]

  • Demokracia dhe të drejtat e njeriut.

Bashkimi Europian ofron asistencë për organizatat që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Projektet mund të përfshijnë ndërgjegjësimin për rolin e të drejtave të njeriut në ndërtimin e shoqërisë civile, mbështetjen e programëve të mediave që promovojnë mirkuptimin dhe tolerancën, riintegrimin e viktimave të trafikimit, etj

  • Arsimi

Në nivelin universitarë, Shqipëria merr pjësë në programet e shkëmbimit TEMPUS.Universitetet Shqiptare bashkpunojnë me homologët europianë në projekte të përbashkëta.Gjithashtu, janë bërë plane edhe për mbështetjen e arsimimit professional.

Zhvillimi i Komuniteteve locale

Buqësia

Bashkpunimi ndërkufitarë

Mjedisi

Sekreti i suksesit qëndron në angazhimin e qënësishëm të vetë vendit.Procesi i Stabilizim Asocimit ka për qëllim të pqrkrahë e mbështesë proceset e brendshme të reformave që ka nisur vendi ynë, nëpërmjet ndihmës preferencave tregtare, dialogut, konsulencës teknike dhe, së fundi, me anë të marrveshjes kontraktuale.[8]

Në muajn qershorë 2001, Këshilli i Ministrave të BE-së i kërkoi Komisionit që të paraqiste një project-mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë përpara fundit të vitit 2001 dhe në përputhje me këtë kërkesë në muajin dhjetorë 2001, Komisioni Europian paraqiti Këshillit projekt-mandatin e negocimit të një Marveshjeje Stabilizim-Asocimi me Shqipërinë.[9]

Procesi i negociatave BE-Shqipëri i filluar në datën 31 janar 2003, përfundoi me mbylljen e raundit të njëmbëdhjetë teknik, në datën 14 dhjetorë 2005.Më 12 qershorë 2006, në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i Marveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe i Marveshjes së Përkoshme ndërmjet Republikës dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe Bashkpunimin Tregtarë.[10]

Kopenhagen: Premtimi i antarësimit

Hezitimet nga ana e BE-së që lidhen me zgjerimin lindorë vazhduan në fillimet të viteve  ’90, me vëmendjen e përqëndruar në përparësi të tjera politike të tilla si krijimi i një Tregu Unik, bisedimet për Traktatin e Mastrihtit dhe përgatitjen për zgjerimet e EFTA-s që solli në BE më 1994 Austrinë, Suedinë dhe Finlandën.

Por në qershorë 1993 u hodh një hap historic në Këshillin e Europës në Kopenhagen, ku udhëheqësit e BE-së deklaruan se:

Vendet e asociuara të Europës Qëndrore e Lindore që dëshironin do të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Hyrja do të realizohet sapo një vend të jetë në gjendje të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit me përmbushjen e kushteve ekonomike e sociale.[11]                    

Kjo ishte hera e parë që BE-ja u premtoj anëtarësinë vendëve të tjera, madje para se ato të aplikonin për të dhe premtimi u shoqërua për herë të parë, me një deklaratë për kushtet e antarësisë.[12]

Në vitin 1994 u paraqitën aplikimet e para për antërësi nga Hungaria dhe Polonia, që u pasuan më 1995 e 1996 nga tërë aplikimet përej vendeve të tjera të Europës Qëndrore e Lindore. Në korrik 1997 Komisioni Europian nxorri një raport të hollësishëm mbi zgjerimin, me 10 opinione mbi vendet aplikuese dhe propozime të Axhendës 2000 për zhvillimin e politikave dhe buxhetit të BE-së për periudhën 2000-2006.[13]

Çfarë kriteresh duhet të plotësojë Shqipëria?

Për tu bërë pjesë e marveshjes, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret e vendosura nga samiti i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993.[14]

KRITERET E KOPENHAGENIT

Më 22 qershorë 1993, Këshilli i Europës për herë të parë deklaroi se “vendet e asociuara të Europës Qëndrore dhe Lindore që dëshirojnë, do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian”Në të njëjtën kohë Këshilli i Europës parashtroi tre kritere që duhet të plotësojnë vendet kandidate para se mund të futen në BE:

  • Së pari, kriteri politik: vendet candidate duhet të kenë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokraci, shtetin ligjorë, të drejtat e njeriut, respektin për minoritetet dhe mbrojtjen e tyre.
  • Së dyti, kriteri ekonomik: vendet candidate duhet të kenë nje ekonomi tregu funksionale dhe e aftë për t’I bërë ballë presionit të konkurrencës dhe forcave të tregut Brenda Bashkimit Europian.

Së treti, kriteri për të qënë i aftë të marrësh përsipër detyrimet e antarësimit në BE, duke përfshirë edhe ndjekjen e synimëve për bashkimin politik, ekonomik  e monetarë. Kjo do të thotë që vendet kandidate duhet të adoptojnë tërësinë e kuadrit ligjorë të BE-së- të njohur siacquis communautaire.

vijon…

[1]Qendra përkërkim dhe zhvillim, Shqipëria përgjatë procesit së Stabilizim Asocimit, Komisioni Europian, Tiranë: albPAPER, Fq 9

[2]European Studies Journal, …vepër e përmëndur,f.39

[3]Shqipëria, Progres Raporti , Bruksel : 9 nëntorë 2005.

[4]European Studies Journal,…vepër e përmëndur,f.39

[5]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare…vepër e përmëndur, f.15

[6]Po aty, f.16

[7]Po aty, f.18

[8]Instituti i Studimëve Ndërkombëtare, …vepër e përmëndur, f.8

[9]Qendra përkërkim dhe zhvillim…vepër e përmëndur, f.10

[10]Po aty, f.11

[11]Instituti i Studimeve Europiane, Fati Europian i Shqipërisë, Tiranë : 2004, f.71

[12]Po aty, f.71

[13]Po aty, f.72

[14]Qendra përkërkim dhe zhvillim, … vepër e përmëndur, f.12

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>